Ali Ahmeti: Zgjedhje më 24 prill, për të dal nga kriza

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konsideron se zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill, sepse duhet të respektohet marrëveshja, në të cilën kanë nënshkruar përfaqësues të vendit dhe ndërkombëtarë.

“Gjithë pyesin a do të mbahen zgjedhje më 24 prill. Unë ju them se për 24 prill është biseduar dhe është debatuar me komisarin Han, zyrtarë tjerë evropian, 4 partitë politike dhe të gjithë janë pajtuar për këtë datë. Nuk duhet të bëhemi si fëmijë, që t’ia bëjmë qefin atij që s’i konvenon”, tha Ahmeti në tubimin e mbrëmshëm në Tetovë.

Ahmeti theksoi se nuk ka kohë për të humbur dhe zgjedhjet duhet të mbahen, me qëllim stabilizimin e vendit, që është gjatë kohë në krizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button