Si të kultivoni vetëbesimin te fëmijët tuaj

Vetëbesimi do të jetë mësimi mirë i mirë që ju mund t`i` jepni fëmijës tuaj.

Shumë prind ankohen se nuk kanë komunikim më fëmijët e tyre sidomos kur fillon periudha e pubertetit dhe adoleshencës. Përgjigja është shumë e thjeshtë: Nëse babai nuk i ka kushtuar kohë dhe vëmendje fëmijës në vogëli, si mundet që fëmija të ketë besim në marrëdhënien me prindin?”.
Roli i prindit është bazë në krijimin e vetëbesimit tek fëmija. Vetëbesimi është siguria e brendshme që ka fëmija për vlerat e tij. Është vetëdija e të qenurit një individ unik, që ka jo vetëm forca, por edhe kufij.
Fëmijët krijojnë imazhin për vetveten duke i vëzhguar prindërit dhe duke i dëgjuar ata . Duke parë dhe duke ndjerë krenarinë apo zhgënjimin e prindërve, ata krijojnë këtë imazh. Vetëvlerësimi është ajo shkëndijë e vogël që ndriçon në sytë e fëmijës kur nëna i thotë: “Jam e kënaqur që ti vishesh vetë”; apo kur babai i thotë: ” E keni parë sa i shkathët është im bir në vozitjen e biçikletës?”
Për kultivimin e një vetëbesimi qe do ta përcillte fëmijën gjatë gjithë jetës nevojiten këto kushte:

● të ndihet mirë në trupin e tij;
● të ndjejë se e duan;
● të jetë i bindur që është i aftë;
● të jetë krenar që është vajzë apo djalë;
● të jetë rehat me të tjerët;
● të shpresojë dhe të besojë se nevojat e tij do të plotësohen.

Në fakt vetëvlerësimi ose më mirë vetëbesimi ndërtohet gjatë gjithë eksperiencave të jetës. Familja, kopshti, miqtë dhe shkolla e bëjnë fëmijën të përjetojë të mirën dhe të keqen, shqetësimet dhe kënaqësitë.
Mjeti magjik për t’u siguruar se fëmija do të ketë një vetëvlerësim të mirë gjatë gjithë jetës është kultivimi i besimit fëmijës prej ditëve të para të jetës së tij. Është normale që fëmija të ndihet i nënvlerësuar nganjëherë pas një humbjeje apo pas qortimeve. Prindërit dhe kryesisht nëna duhet të veprojnë si një farë në shtrëngatë, apo më mirë, t’i tregojnë fëmijës dritën drejt së cilës duhet të drejtohet.
Vetë prindi duhet të jetë model.
Nuk vlen asgjë për fëmijën nëse një prind i thotë: “Jam i sigurt se do t’ia arrish nëse përpiqesh” dhe ai vetë heq dorë para vështirësisë më të vogël.
Si përfundim, mund të them se prindërit duhet ta ndihmojnë fëmijën të pranojë forcat dhe dobësitë e veta, ta pranojë vetveten ashut siç është, që do të thotë të afirmojë vetveten, të ketë qëllim dhe mjete për t’i arritur ato. Prindërit e ndihmojnë fëmijën të ketë një vetëvlerësim, të respektojë vetveten duke pasur respekt dhe konsideratë për të tjerët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button