Turqi, 19 të arrestuar nga operacioni kundër “strukturave paralele”

Policia turke ka arrestuar të paktën 19 persona, të cilët ndërlidhen me rastin e “strukturave paralele”, konkretisht organizatën terroriste FETO apo lëvizja e njohur si Hizmet, në krye të së cilës është Fethullah Gulen, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së, në kuadër të aksionit policor të Departamentit për luftë kundër terrorizmit nga Bursa, janë kryer bastisje në qytetet e Bursës, Stambollit, Çanakkalasë, Tekirdag dhe Sivasit. Me këtë rast janë arrestuar të paktën 19 persona, në mesin e të cilëve gjendet edhe nëpunës fetarë.

Ata dyshohen se ndërlidhen me organizatën terroriste FETO/PDY, konkretisht se janë anëtarë të organizatës duke iu ofruar mbështetje financiare.

Personat e arrestuar janë transferuar në godinën e policisë në Bursa për procedura të mëtejshme.

Prokuroria në Stamboll ka kërkuar në mars të vitit të kaluar privimin nga liria të Fethullah Gulenit, udhëheqësin e lëvizjes të cilin prokuroria e ngarkon për më shumë aktivitete të paligjshme.

Autoritetet turke më 2 shkurt kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) heqjen e “kartës së gjelbër” të Fethullah Gulenit. Atij më 28 janar të vitit 2015 në bazë të “dhënies së deklaratës së “pavërtetë” i shfuqizua pasaporta turke.

Turqia më herët ka lëshuar fletarrest për Gulenin, nën akuzën për udhëheqje të organizatës kriminale dhe tentimit për grusht shteti me qëllim të përmbysjes së qeverisë në krye të së cilës ishte Recep Tayyip Erdogan, atëherë kryeministër, ndërsa tani president i vendit. Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia nga SHBA-të ka kërkuar që Guleni të ekstradohet për shkak të procesit në gjykatën turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button