Sherr në lagje, 27 vjeçarja e dehur godet policen

Një e re në Durrës ka goditur punonjësen e policisë në detyrë teksa ajo e shoqëronte në komisariat.

Sipas policisë e ndaluara është shtetasja Sonila Budini 27 vjeçe, u përfshi në një konflikt në lagjen nr.18 të qytetit dhe aty ndërhyri policia.

E reja, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë. Ndërkohë gjatë testit të alkolit ka rezultuar në masën 0.47 mg/l. “Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë së qytetarëve, në orët e vona të natës së mbrëmshme, kanë vijuar kontrollet në akset rrugore dhe në lokale të qytetit, me qëllim vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit. Si rezultat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Sonila Budini 27 vjeçe, banuese në Durrës. Pas një konflikti në lagjen

Nr.18, shtetësia e mësipërme, gjatë shoqërimit në ambjentet e Komisariatit, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë. Gjithashtu, gjatë testit të alkolit ka rezultuar në masën 0.47 mg/l”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button