Aktakuzë kundër policit i cili i ka ofruar ryshfet dëshmitarit të Janevës

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër një punonjësit në MPB, i dyshuar se i ka ofruar ryshfet një personit që të paraqitet si dëshmitar para gjykatës dhe të deklarohet, njoftoi sot Prokuroria publike, njofton Portalb.

Ai sipas Prokurorisë, ngarkohet me veprën penale se ka ndikuar në mënyrë të palejuar ndaj dëshmitarëve.

Kallëzimi penal kundër policit, e ngritur nga MPB është një prej shtatë kallëzimeve të ngritura këto ditë, prej të cilave tre ishin kundër prokurorëve në Prokurorinë speciale publike të Katica Janevës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button