Gruevski paralajmëron sikur të jetë kryeministër: Bursa për 100 studentët më të mirë

Kreu i VMRO DPMNE-së paralajmëroi masën e re dedikuar të rinjve, apo “Ambasadorë të rinj”.

Masa ju dedikohet nxënësve të shkollave të mesme që do të fitojnë çmim në një prej 12-të olimpiadave ndërkombëtare shkencore, njofton Portalb.

“Për medalje të artë, nxënësi i shkollës së mesme do të merr 12.000 denarë çdo muaj, 1 vit të plotë. Për medalje të argjendtë fituesi do të merr 10.000 denarë, 12 muaj të plotë. Nxënësit që do të fitojnë medalje të bronztë gjatë vitit do të marrin nga 8000 denarë. Çmimin që do ta merr nxënësi do ta merr edhe arsimtari i matematikës që e ka mësuar nxënësin dhe e ka sjellë në nivelin e çmimit ndërkombëtar” tha lideri i VMRO DPMNE-së.

Gruevski paralajmëroi punësim të 100 studentëve më të mirë në studimet të diplomës. Ai tha se pas mbarimit të arsimit, do të fitojnë punë dhe ekzistencë të sigurt, si nxitje më të madhe të atyre që kanë investuar në arsimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button