Vjollca Hoxha fiton gjyqin ndaj ortakëve në Top Channel
Pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha, ka fituar gjyqin ndaj ortakëve në këtë televizion.
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pezullojë vendimin e ortakëve për shkarkimin e Vjollca Hoxhës si drejtuese e Top Channel.
Ajo do të jetë administratore e Top Channel deri në gjyqin tjetër.
Vjollca Hoxha konteston aksionet e dy ortakëve të tjerë në Top Channel dhe ka nisur një proces gjyqësor ndaj tyre.
Familja Hoxha i ka paditur sepse duan kthimin mbrapsht të aksioneve që u ka dhënë dikur burri dhe babai i tyre.
Pak kohë më parë, Vjollca Hoxha shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm, Enkel Joti.