Ja pse Xhaka shkon në Angli, jo për…

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, e ka ëndërr të fëmijërisë të luajë për ndonjë skuadër në Premier Leagues së Anglisë. Por, ai ka theksuar se nuk do të luajë asnjëherë për para në Angli.

“Paratë për mua nuk kanë rëndësi, bëhet fjalë për sfidë sportive. Nëse unë për shembull do të nënshkruaja me Sunderlandin, e di që njerëzit do të thoshin se kam shkuar për para. Unë vijë nga një familje që nuk është e uritur për para, por kam një familje me karakter”, ka thënë Xhaka në një intervistë dhënë “derwesten.de”, përcjell sot Koha Ditore.

Xhaka 23-vjeçar është futbollist i skuadrës gjermane, Borussia Moenchengladbach. Me ekipin e Bundesligës 1, ku vlerësohet si lojtari më i rëndësishëm, ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Interesim për Xhakën kanë shprehur skuadrat e mëdha angleze si Liverpool, Arsenal dhe Manchester United.

Xhaka ka folur edhe për ndeshjen që Zvicra, të cilën e përfaqëson, do të luajë kundër Shqipërisë që përfaqësohet nga vëllai i tij i madh, Taulanti. Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 11 qershor të këtij viti në kuadër të fazës grupore të kampionatit evropian që zhvillohet në Francë. “Ai që është në situatë të njëjtë dhe thotë se nuk është ndeshje e veçantë, atëherë gënjen. Por, për 90 minuta do të harrojmë se jemi vëllezër. Do të koncentrohemi në aspektin profesional dhe kush është më i mirë le të fitojë”, ka theksuar Xhaka

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button