Padit mjekun turk pas shëmtimit nga operacioni plastik

Prej dhjetë muajsh një proces gjyqësor penal kundër dy mjekëve nuk po bëhet e mundur që të startojë për shkak se për njërin nga të pandehurit ka qënë e vështirë për ta njoftuar për gjykimin e tij në Shqipëri.

Shtetasin turk Hakan Gundogan, me profesion mjek estetist dhe që jeton në Stamboll , ndodhet nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm me pasojë shëmtimin e trupit të një gruaje. Së bashku me të është nën gjykim edhe mjekja tjetër në një spital privat Rezarta Kapa.

Që nga muaji maj 2015 atëherë kur është shënuar seanca e parë, procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura pasi gjykata penale e konsideron sensitive ruajtjen e identitetit të kallëzueses. Gruaja që aktualisht jeton në Itali, ka vënë në lëvizje prokurorinë e Tiranës gati dy vjet më parë.

Ajo pretendon se kishte kërkuar operacion estetik në gjoks dhe në bark, por mjekët në vend që ta zbukuronin i kanë shkaktuar dëmtime dhe plagë, mes tyre edhe të vendosjes në mënyrën e papërshtatshme të silikonit. Së bashku me hetimin e prokurorisë që tashmë ndodhet në gjykatën penale, avokatët e saj kërkojnë që gruaja të dëmshpërblehet për dëmtimet në trup.

Megjithëse përgjatë 11 seancave gjykata ka tentuar të çelë procesin, kjo ka qënë e pamundur. Fillimisht sepse përmes letëroporosive të dërguara, Gundogan është dashur kohë që ai të vihet në dijeni dhe të caktojë një avokat që do ta përfaqësojë në mungesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button