Një djalë postoi një foto të së dashurës, ja pse të gjithë i thonë të martohet me të

Një djalë i mirë i zakonshëm amerikan në rrjetin social Imgur (username: chickenismurder) po restauron besimin te dashuria, humanizmi dhe gjithë gjërat e mira të botës me një foto të së dashurës duke fjetur pranë një mali me libra shkolle.

Fotografia nuk ka asgjë të veçantë dhe nëse nuk do ishte për shkrepjen ‘çmendurisht të adhurueshme’, ajo mund edhe të ishte inatosur me këtë foto të vetes duke fjetur që qarkullon në internet, por diçitura është flori i pastër. Ai shkruan që të dashurën e tij 38 vjeçare e ka zënë gjumi sepse ajo ka qenë duke mësuar për fillimin e semestrit në kolegj. “Ka rritur dy fëmijë, 15 dhe 10 vjeç tani, vetëm.

Ka qenë viktimë e dhunës në familje, jo një, por dy herë. Unë gati sa nuk shpërthej nga krenaria për të. Sot paradite dolëm për të kërkuar unazë në dyqane dhe mendoj që jam gati të marr vendimin më të mirë të jetës sime. Postimi shpërtheu në Imgur, ku audienca tipike cinike po bën komente të ngrohta dhe të këndshme dhe po komplimenton postimin duke e vlerësuar një nga më të mirët.

Foto

Nëse jeton në Kolorado, tortën e dasmës do jua bëj unë falas. Si një 25 vjeçare që nuk e mbaroi kurrë herën e parë kolegjin sepse ish­i e keqtrajtonte dhe tani e ka nisur përsëri…Kjo më preku ndjenjat! Djali e ka ndryshuar disa herë postimin, për t’i bërë të ditur audiencës që komentet e kanë prekur shumë të dashurën dhe që ai është i habitur nga reagimet mbështetëse. Gjithashtu ai ka publikuar edhe një selfie, që të gjithë njerëzit të dinë si duken ata të dy, kur janë zgjuar.

“Faleminderit për të gjithë suportin. Kjo grua më frymëzon shumë dhe duket se edhe shumë nga ju. Do t’i marr parasysh të gjitha këshillat tuaja dhe po, do martohem me të. Më dërgoni dhe ju historitë tuaja të dashurisë” shkruan ai. Chickenismurder na tregoni çfarë unazash do zgjidhni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button