S’ka përparim për mediat, Selmani: BDI dhe PDSH vetëm dekor në bisedime

BDI dhe PDSH aty janë për dekor, është joserioze të flasim për rolin e tyre në bisedime. Ata vetëm konfirmojnë qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Kështu është  përgjigjur kreu i SHGM-së Naser Selmani në pyetjen e Portalb, se a është e njoftuar SHGM me propozimet e BDI-së dhe PDSH-së rreth çështjes së mediave.

Përfaqësuesi i BDI-së në bisedime, Artan Grubi ka refuzuar të sqarojë qëndrimet e partisë rreth ligjit për media. Mbetet e paqartë, se cilat janë qëndrimet e BDI-së. Vazhdon jotransparenca e tyre ndaj mediave shqiptare. Portalb në vazhdimësi po kërkon nga të njëjtit informacion për qëndrimin e tyre për rregullimin e çështjes së mediave, por pa përgjigje.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve kanë  dënuar ashpër fushatën e shpifjeve në media kundër ndërmjetësit evropian Piter Vanhojte në lidhje me propozimet e fundit të LSDM-së për reformën në media, raporton Portalb.

“Kjo sjellje e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk ndihmon gjetjen e zgjidhjeve cilësore për reformën në media. Me gënjeshtra dhe imponime të dy partitë politike nuk mund ta fshehin mosgatishmërinë e tyre për reforma në media. Ritheksojmë se propozimi më i ri i LSDM-së, në pjesët më të rëndësishme të tij dallohet nga propozimi i Vanhojtes. LSDM propozimet e saj të këqija dëshiron t’ia atribuojë ndërmjetësit. Këto intriga të LSDM dëshmojnë qasjen e saj jo të sinqertë ndaj reformave në media”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Ata kundërshtojmë idenë e LSDM-së etika në gazetari të rregullohet me ligj. “Të dënohen mediat me gjoba të larta për shkeljen e etikës në gazetari, është praktikë jodemokratike. Në vendet e lira zbatimi i standardeve profesionale rregullohet me sistemin e vetë-rregullimit të mediave”, përfundoi Selmani.

SPG vlerëson se është koha të dimë se kush për çka po bën përpjekje. “Refuzojmë të vihemi në situatë të vlerësojmë propozime që deri te ne vinë nga spinerët partiak. Kërkojmë nga VMRO-DPMNE dhe LSDM që t’i dorëzojnë deri te ne propozimet për ligjin e mediave”, deklaroi Tamara Çaushidis, nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve.

Sipas informatave që kemi, LSDM kërkon sanksionimin e gazetarëve për mosrespektimin e standardeve profesionale. Ne jemi kundër ndërhyrjes në vetë-rregullimin e mediave, e cila është vetëm dhe vetëm nën kompetencat e profesionit. Vlerësojmë se propozimet e Vanhojtes janë në këtë drejtim dhe për këtë arsye edhe i përkrahim”, theksoi Çaushidis.

Nga ana tjetër Petre Shilegov ka informuar se brenda ditës, deri të SHGM edhe mediat do të dërgojë propozim ligjet e LSDM-së për ligjin e mediave./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button