LD: Është i mundur zhvillim i keq i krizës së emigrantëve

­ Lidhja Demokratike sot përmes një kumtese paralajmëroi në zhvillim të keq të mundshëm të krizës së emigrantëve, nëse, siç thekson, në vend të interesave shtetërore në plan të parë janë interesat partiake dhe personale

“Ekziston rrezik që të gjithë ta paguajmë çmimin nëse nuk veprohet në pajtim me politikat e Bashkimit Evropian, por para se gjithash duhet të mbahet llogari për interesat tona nacionale dhe shtetërore”, kumtoi LD.

Partia konsideron se Maqedonia duhet të insistojë në tre gjëra kyçe: të përcillet procesi i gjetjes së zgjidhjes për krizën në Siri dhe rajonin më të gjerë, që është thelb për ndalesën e valëve të refugjatëve, refugjatët të pranohen nga të gjithë, sikur nga shtetet evropiane ashtu edhe nga të fqinjësisë, që do të thotë mobilizim i të gjithëve në zgjidhjen e krizës dhe mundësimin e kushteve për kthimin sa më të shpejtë të tyre në vendet amë, ndërsa shtetet, të cilat kanë mundësi dhe dëshirojnë të pranojnë refugjatë, të organizojnë qendra të tyre pranimi dhe transport që nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button