Arabia Saudite e gatshme të marrë pjesë në operacione tokësore në Siri

Arabia Saudite ka shprehur gatishmëri të dërgojë trupat në Siri nëse koalicioni i udhëhequr nga SHBA vendos se një operacion i tillë është i nevojshëm, ka thënë këshilltari i ministrit saudit të mbrojtjes.

“Mbretëria është e gatshme të marrë pjesë në operacionet në terren nëse koalicioni [kundër Shtetit Islamik] bie dakord për të kryer në Siri”, ka thënë për al-Arabiya Gjeneral brigade Ahmed Asseri, i cili është edhe zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia në Jemen, transmeton arbresh.info.

Kur u pyet për të komentuar mbi propozimin saudit, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se nuk e ka parë ende atë, por theksoi se koalicioni është përgjithësisht mbështetës për të pasur partnerë të cilët kontribuojnë më shumë në luftën kundër IS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button