“Vizita e Obamës në xhami, ka hedhur poshtë retorikën kundër Islamit”

Zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame në Baltimore, Muhammed Xhemil, në lidhje me vizitën në xhami të presidentit Barack Obama, ka deklaruar se ai me një gjuhë të drejtë dhe me mesazhet e forta që i dërgoi komunitetit amerikan tregoi qartë qëndrimin e qeverisë aktuale ndaj islamofobisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan Obama gjatë detyrës presidenciale vizitoi për herë të parë një xhami në SHBA. Në fillim të programit Obama i cili ka mbajtur një takim të mbyllur për mediat me një numër të kufizuar personash të cilët janë anëtarë të Bashkësisë Islame ka dëgjuar nga afër problemet e muslimanëve.

Më pas Obama në xhaminë e Bashkësisë Islame në Baltimore ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar grupit me masivitet rinor, ku ai ka theksuar se muslimanët janë një pjesë natyrore dhe e rëndësishme e SHBA-së.

Ai u shpreh se është përballë atyre që janë intolerantë ndaj muslimanëve dhe se i ka dërguar një mesazh të fortë grupeve terroriste që shfrytëzojnë muslimanët. Në disa pjesë gjatë fjalimit të tij ka përmendur edhe ajete kur-anore dhe hadithe.

Në fjalimin e mbajtur përafërsisht 43 minuta Obama ka theksuar se liritë fetare për komunitetin amerikan janë themelore dhe të pandashme.

Vizita në xhami e cila veçanërisht ka përkuar në një kohë kur kandidatët republikanë për kandidaturën presidenciale me mbështetjen e disa elementëve mediatike kanë bërë jehonë me “retorikat anti-islame”, vërehet se ka kënaqur shumë muslimanët në Baltimore.

Disa persona të cilët kanë folur për gazetarin e AA-së pas programit kanë tërhequr vëmendjen se “koha e vizitës së Obamës është e saktë dhe se përmbajtja e fjalimit të tij është e fortë”.

– “Kjo vizitë, është një hap i fortë kundër islamofobisë”-

Zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame në Baltimore, Muhammed Xhemil, ka theksuar se janë të kënaqur nga programi dhe vizita në xhami e presidentit amerikan Obama. Xhamil ka vënë në dukje se organizatat dhe institucionet muslimane në SHBA për vite me radhë janë përpjekur që presidenti Obama të vizitojë një xhami.
“Është e pamundur të shikosh qëndrim të mjaftueshëm ndaj islamofobisë mes politikanëve. Vizita e Obamës nga kjo pikëpamje është një hap i fortë dhe ka bërë të pavlera shprehjet e politikanëve të tjerë. Vizita e Obamës në xhami ka hedhur poshtë retorikën kundër islamit e cila në kohët e fundit në vend ka treguar rritje” ka theksuar ndër të tjera Xhemil.

Ndërsa Zubejr Ensari, drejtori i financave të qendrës Baltimore ku krahas xhamisë është edhe një qendër arsimore u shpreh se që prej një jave ata kanë treguar përpjekje të mëdha për të përgatitur vendin për këtë vizitë.

Ndërsa Khadija Gurnah, menaxhere e Programit të Profesionistëve Shëndetësor për Muslimanët Amerikanë në lidhje me takimin me dyer të mbyllura për mediat ka vlerësuar se: “Fjalimi i Obamës, ka konfirmuar se muslimanët janë një pjesë e rëndësishme e komunitetit amerikan”. Ai ka shtuar më tej duke vënë në dukje se shpresojnë që ky hap të jetë një hap me vlerë kundër islamofobisë.

Kurse Jena Chung, një prej punonjësve të qendrës ka deklaruar se: “Fjalimi i Obamës, ishte shumë i rëndësishëm nga pikëpamja për të treguar se ky komb është ndërtuar mbi pluralizëm, etikë, respekt të ndërsjellë dhe liri”.

Në një deklaratë të mëparshme nga Shtëpia e Bardhë ishte theksuar se arsyeja e zgjedhjes për vizitë e xhamisë së Bashkësisë Islame në Baltimore ka qenë ” se ky është një ambient i mirë që reflekton shumëllojshmërinë mes muslimanëve në SHBA”.
Presidenti amerikan, Barack Obama i cili gjatë detyrës së tij si president ka vizituar xhami në vende të ndryshme të botës, ai për herë të parë kreu një vizitë në një xhami brenda kufijve të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button