Titull i gabuar

[Gjuha ruse akoma gjuhë e huaj kryesore në Bullgari dhe në vendet baltike]

Teksti në pjesën përmbajtësore transmeton të dhëna të sakta statistikore. Mirëpo, ato janë interpretuar gabimisht në titull dhe është nxjerrë përfundim i gabuar. Në qoftë se lexuesi e sheh vetëm titullin, do të fitojë informatë të gabuar dhe do të formojë një pasqyrë të gabuar se rusishtja është gjuha e huaj dominante në Bullgari dhe në vendet baltike.

Рускиот јазик се уште главен странски јазик во Бугарија и балтичките државиLinku deri te artikulli origjinal: Gjuha ruse akoma gjuhë e huaj kryesore në Bullgari dhe në vendet baltike

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016, 13:26

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

LAJM I SHKATËRRUAR

“Bullgaria, Estonia, Letonia dhe Lituania janë vendet e vetme në BE, ku gjuha ruse mësohet si gjuhë e dytë e huaj në shkolla, tregojnë të dhënat e Eurostatit, të cilat sot i prezantoi para Komisionit Evropian.”

Artikullin e ka publikuar agjencia e lajmeve MIA, e në të transmetohen të dhënat që i ka prezantuar agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostati.

Në materialin e Eurostatit janë prezantuar të dhëna për atë se sa gjuhë të huaja mësohen në vendet e BE-së dhe në cilat prej tyre më së shumti mësohet gjuha ruse. Agjencia për statistika thekson se sa është në përqindje numri i personave që e mësojnë gjuhën ruse si gjuhë të dytë, mirëpo në asnjë pjesë nuk theksohet se ai është gjuha kryesore që mësohet.

Sipas të dhënave të prezantuara, në Bullgari vetëm 17 përqind e nxënësve e mësojnë rusishten edhe atë si gjuhë e dytë, ndërsa si gjuhë e parë mësohet anglishtja nga më shumë se 90 përqind e nxënësve. Nga kjo mund të përfundohet se rusishtja nuk është as gjuha më e mësuar, e as gjuha e huaj kryesore.

Lajmi i MIA-s është transmetuar në mënyrë korrekte dhe pa asnjë intervenim, gjegjësisht në tërësi. Është ndryshuar vetëm titulli i lajmi origjinal, i cili është krejtësisht në rregull: “Bullgaria dhe vendet baltike të vetmet në BE ku gjuha ruse mësohet si gjuhë e dytë e huaj”.

Në artikullin që e recensojmë, për shkak të shpejtimit ose pakujdesisë, është bërë zgjedhje e keqe e titullit. Dhe me këtë, praktikisht, është shkatërruar lajmi, për shkak se me këtë titull në publik plasohet një informatë e pasaktë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button