​Celina tregohet besnik, refuzon Norvegjinë për Kosovën

Bersant Celina i ka thënë jo Norvegjisë për të luajtur me Kosovë.

Babai i Bersabt Celinës, Eduar ka thënë se djali i tij nuk ka se çfarë të zgjedhë në mes të Norvegjisë dhe Kosovës, pasi te Norvegjia atë nuk e duan.

Ai madje akuzoi përzgjedhësin e U-21, Leif Gunnar Smerud për të cilin tha se ka zgjedhur djemtë e tij për të luajtur për Norvegjinë.

“Nuk ka hapësirë për Bersantin në Norvegji, pasi djemtë e tij duhet të luajnë. Shikoni fëmijët e kujt përfaqësojnë Norvegjinë. Nuk ka asgjë për të zgjedhur. Ai është refuzuar çdo herë. Tashmë është bërë mjaft”, tha Celina për GV.

Ai po ashtu shtoi: “Kosova do të jetë anëtare e UEFA’s dhe FIFA’s në maj të këtij viti dhe Bersanti mund të luaj në kualifikime të Kupës së Botës të vitit 2018 dhe të jetë lojtar vendimtar, e jo të qëndroj në bankën rezervë të Norvegjisë U21. Për me keq Leif Gunnar Smerud na ka mashtruar për javë të tëra, duke u takuar me Bersantin dhe duke e inkuadruar vetëm 3 minuta”.

Në anën tjetër trajneri Leif Gunnar Smerud tha se ai i ka dhënë Celinës debutimin e parë, ndërsa ka insistuar se Celina mund të ftohet serish, pasi ai ka një të ardhme të mirë, transmeton Express.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button