Ahmeti për Janevën: kam shqetësimin për rrjedhjen e qëllimshme të materialeve në duar të grupeve të krimineleve

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, ka pritur ambasadorin e Malit të Zi në Maqedoni Predrag Mitroviç dhe bashkëpunëtorët e tij.

Si që njofton kabineti i Ahmetit, ai ka shprehur mbështetje për punën transparente dhe të paanshme të këtij institucioni, por njëkohësisht edhe “shqetësimin për rrjedhjen e qëllimshme të materialeve në duar të grupeve të krimineleve dhe falsifikatorëve dhe ky rast duhet që të zbulohet tërësisht dhe të mbartet përgjegjësi e plotë. “njoftojnë nga kabineti i tij.

Ahmeti foli rreth zbatimit të marrëveshjes së Shkupit dhe mirëpriti miratimin e metodologjisë për pastrimin e listës zgjedhore me ç’rast i sipas tij i jepet mundësia e plotë Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të realizojë zgjedhje plotësisht të besueshme, fer dhe demokratike.

“Institucionet e vendit duhet që të ndërmarrin përgjegjësi dhe të zbatojnë obligimet e tyre ligjore për të mundësuar fushatë dhe zgjedhje të besueshme, ndërsa partitë politike dhe mediat duhet që të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe shpifjeve për të kontribuuar për një atmosferë korrekte zgjedhore.” është shprehur Ahmeti.

Në grupet e punës për mediat, sipas tij, BDI ka përfaqësuar qëndrimet e mediave në gjuhën shqipe pas vendosjes së dialogut të mirëfilltë me përfaqësuesit e tyre dhe pranimit të kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button