Burri më i trashë në botë vdiq nga pijet energjike

Burri më i trashë në botë, që vdiq nga një sulm në zemër në ditën e Krishtlindjeve, kishte pirë shumë pije energjike ditën para se të vdiste, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Andres Moreno që peshonte 444 kilogramë ka vdekur në moshën 38 vjeçare në qytetin e tij të lindjes në Obregon në Sonora të Meksikës.

Ai kishte konsumuar më shumë se gjashtë pije energjike pak para se të vdiste.

“Moreno ishte obez dhe sapo e kishte filluar një dietë për të humbur në peshë dhe konsumimi I aq shumë pijeve energjike mund t’ia ketë çrregulluar zemrën, gjë që shkaktoi edhe infarktin në zemër”.

Klinika në të cilën Moreno e kyshte kryer edhe operimin e baypass, ka thënë se sasia e pijeve energjike që kishte konsumuar ai, ishte e barabartë me konsumimin e 42 kanaqeve të Coca Colas në 3 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button