E dhimbshme, robëria për lirinë e premtuar, punojnë për 5 dollarë

Në pothuajse 18 mijë furra dhe fabrika të tullave në Pakistan janë punësuar miliona njerëz të të gjitha moshave për të cilët premtimi i vetëm është liria. Pakistan (2)Disa prej tyre ëndërrojnë të bëhen mësues, policë dhe mjekë, por këto ëndrra janë larg nga skllavëria në të cilën ata kanë rënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Adnan Mohammed (24) është një i ri pakistanez i cili rreth 14 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje, për pesë dollarë punon në furrat e tullave në prodhimin dhe formësimin e tullave dhe gërmimit të argjilës.

Më vështirë, siç thotë ai, është gjatë verës, kur rritet temperatura e ajrit në mënyrë që argjila fillon të shkrihet mbi pëllëmbët ku është e vështirë për t’u hequr.Në ndërrimin e tij janë punësuar disa qindra bashkëqytetarë të tij, burra, gra dhe fëmijë nga të gjitha pjesët e Pakistanit që kanë lënë pas dore shkollimin e tyre për kafshatën e gojës.

Pakistan (4)

Më shumë se 10 milionë banorë të Pakistanit në këtë vend janë të punësuar në sektorin e tullave. Nga ky numër, rreth dy milionë fëmijë janë të detyruar çdo ditë të punojnë pa të drejta themelore të njeriut, të drejtën e arsimimit dhe të sigurisë sociale.

Udhëheqësia e furrave dhe fabrikat e tullave u japin kredi punëtorëve të cilët futen në borxhe, duke trashëguar kështu borxhet nga gjenerata në gjeneratë. Kjo praktikë për pagesën e “borxheve” është shumë e përhapur edhe pse skllavëria është ndaluar në vitin 1992.

India është vendi i tretë në botë në listën e vendeve me një sistem të “skllavërisë moderne”, që do të thotë “shfrytëzimin e fuqisë së lirë punëtore”.

Pakistan (1)Përveç kësaj, më shumë se 21 përqind e pakistanezëve nga pothuajse 180 milionë banorë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button