SHBA vret një lider të Al Kaidës në Jemen

Një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka vrarë një udhëheqës të Al Kaidës në Jemen.

Jalal Belaidi, i njohur si Abu Hamza, komandant i lartë i Al Kaidës në Gadishullin Arabik, është vrarë në provincën Abjan, mëngjesin e sotëm.

Belaidi besohet se ka pëlqyer grupin militant Shteti Islamik, pavarësisht konkurrencës globale të tij me Al Kaidën.

Ka pasur raporte se Belaidi ka dezertuar nga Al Kaida në Gadishullin Arabik dhe se është bërë shef i degës së Shtetit Islamik në Jemen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button