Nëse bëni këtë, trupi juaj do t’ju falënderojë

Ky është hapi i parë që duhet bërë për ti larguar toksinet nga trupi dhe është shumë i thjeshtë: sa më shumë ujë. Por jo të gjithë janë në gjendje ta pinë atë thjeshtë, kështu që duke i shtuar disa përbërës, jo vetëm që e bën më të shijshëm, por ndërkohë edhe ndihmon detoksikimin e trupit. Mënyra më efektive për detoksin e trupit është t’i shtosh ujit këta përbërës një natë para dhe në mëngjes, do të jetë edhe më i shijshëm.

Limon: uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave. Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.

Mente: gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël.

Kastravec: kastraveci njihet për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin. Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë. Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.

Xhinxher: aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen. Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button