Partia Uniteti më 14 shkurt mban kongresin e parë

Kryesia e partisë “Uniteti” në mbledhjen e mbrëmshme me kryetarët e degëve, në të cilën u analizua situata aktuale politike dhe procesi i strukturimit të partisë në nivel të shtetit, miratoi dhe vendim për mbajtje të Kongresit të parë të partisë.

“Kongresi i parë i “Unitetit” do të mbahet më 14 shkurt 2016 (e diel), në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Në të, përveç akteve për punë, pritet të miratohen Programi politik dhe Statuti i “Unitetit” si dhe të votohen organet partiake me mandat katërvjeçar: Kuvendi qëndror dhe Kryetari i partisë”, njoftojnë nga Parita Uniteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button