Beckham e Victoria duan të divorcohen, por s’po kanë kohë!

Revista e famshme amerikane, “OK” ka dhënë lajmin se David Beckham dhe Victoria Beckham tanimë janë të ndarë, por ende nuk kanë vendosur për procedurat e divorcimit.

Sipas kësaj reviste, çifti tanimë nuk jeton bashkë dhe se mes tyre nuk ka dashuri. Divorcimi i tyre thuhet se do të jetë i ndërlikuar për shkak të pasurisë, lidhjes së gjatë martesore dhe fëmijëve të tyre.

Pikërisht për shkak të angazhimeve në profesionet e tyre, David dhe Victoria janë marrë vesh që divorcimin ta shtyejnë deri sa të gjejnë kohë sepse tani që të dy janë të stërngarkuar.

Victoria dhe David kanë katër fëmijë. Ata u takuan në vitin 1997 dhe dy vjet më vonë u martuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button