Juve me rekord të ri

Juventusi ka vendosur rekord të ri të klubit pas fitores së 13-të rresht në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi të mërkurën 1 me 0 ndaj Genoas për të thyer rekordin e sezonit 2013-14. Atë sezon Juventusi kishte 12 fitore rresht dhe kishte fituar sezonin me 17 pikë diferencë nga pozita e dytë.

“Zonja e Vjetër” kishte fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e para të ligës, por forma aktuale e ka ngritur në pozitën e dytë në tabelë, dy pikë pas liderit Napoli, me të cilin takohet më 13 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button