Informatë bajate e servuar si lajm “taze”

[Recension: Video: Shpërthen lufta qytetare në Suedi – Digjen dhjetë kampe të refugjatëve]

Senzacionalizmi para së gjithash, ky është sllogani që e udhëheq këtë tekst. Titull jashtëzakonisht “bombastik”, fotografi sfiduese dhe ja shumë klikime. Mirëpo, për fat të keq, praktika tregon se gjenerimi i shumë vizitave jo gjithmonë është në përpjestim të drejtë me kualitetin e një materiali. I tillë është edhe ky rast.

aaaLinku deri te artikulli original: Video: Shpërthen lufta qytetare në Suedi – Digjen dhjetë kampe të refugjatëve

Data dhe koha e publikimit: 01.02.2016   10:56

Data e recensionit: 02.02.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

  

LAJM I VJETËR TRE MUAJ

  •  Е PAVËRTETA NR.1

DEFINICION: Luftë qytetare është “Luftë ndërmjet grupeve kundërshtare të qytetarëve nga shteti i njëjtë“

Prandaj, sulmet e nacionalistëve suedezë, që nënkupton se janë shtetas të Suedisë, mbi kampet në të cilat ka ose të duhet të pranohen refugjatë, përndryshe shtetas të vendeve të tjera, nuk është dhe mund, në asnjë mënyrë, të quhet Luftë qytetare. Shpërthim i dhunës, mosdurim ndaj të huajve, ksenofobi, po, mirëpo jo edhe luftë qytetare. Mirëpo, mund të thuhet se ky është shembull shkollor për senzacionalizëm gjatë informimit.

Senazcionalizmi është formë e anshmërisë redaktuese në medie me ç’rast ngjarjet dhe temat në tregimet informative janë të përforcuara që të paraqesin përshtypje të anshme për ndonjë ngjarje që mund të shkaktojë manipulim të së vërtetës së tij.

Nëse nuk ishte e qartë, atëherë ta përsërisim. Në Suedi nuk është duke ndodhur luftë qytetare.

  • E PAVËRTETA NR.2

Materiali është i shoqëruar me video-inçizim që është marrë nga „The next news network“ ku raportuesi flet për djegien e 9 kampeve të refugjatëve në Suedi. Mirë, d.m.th. ka burime të cilave u referohet ky artikull senzacionalist, mirëpo ato burime kanë njoftuar për një ngjarje që ka ndodhur më 3 nëntor të vitit të kaluar dhe kjo është shkruar në video-klipin që është postuar në Youtube!!!!

untitled

Domethënë, informata e vjetër tre muaj publikut vendor i plasohet si lajm i ri, aktual, i freskët…. Katastrofë!

Edhe më keq. Ky portal nuk është i vetmi që e ka bërë këtë gabim, por të njëjtën e kanë bërë edhe disa portale të ngjashme.

Informatë bajate e plasuar lsi lajm taze, që nuk është e vërtetë dhe përplot me senzacionalizëm… Produkt katastrfoal që vetëm se kontaminon publikun me jokualitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button