Seferi në ring më 20 dhjetor

Kampioni shqiptar në Hamburg të Gjermanisë do të zhvillojë duel me ish-kampionin e botës, Steve Herlius. Nuri Seferi ka kaluar lëndimin dhe i është kthyer ringut. Ai tashmë ka cakuar edhe duelin e tij të ardhshëm, që do të mbahet më 20 dhjetor në Hamburg.

Seferi do të përballet me ish-kampionin e botës, Steve Herlius nga Franca. Shqiptari 37 vjeçar deri më tani ka shënuar 33 fitore e 6 humbje në peshën cruiser.

Ish-kampioni, Herlius në bilancin e tij ka shënuar 21 fitore, 4 humbje e një barazim. Një fitore eventuale e Seferit do të kthente atë sërish në mesin e pretendentëve për të fituar një mundësi të re për titullin e kampionit të botës./sporti1.com

Lajme të ngjashme

Back to top button