Çështja e mediave, sot diskutohet propozim-ligji i LSDM-së për mediumet

Grupet punuese të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, sot do të takohen për të diskutuar për çështjen e fundit, gjegjësisht për reformat në media, njofton Portalb.

Sot, pritet të diskohet për propozim-ligjin e dorëzuar nga LSDM në lidhje me reformat në media, njoftojnë nga zyra e lehtësuesit belg, Piter Vanhojte.

Propozim-ligjin që e ka përgatitur LSDM, duhet t’i përmbajë propozimet dhe vërejtjet të cilat lehtësuesi belg, Piter Vanhojte i prezantoi në mesin e dhjetorit.

Deri më tani, ende nuk ka lëvizje të qëndrimeve nga ana e dy partive, për reformat në medium, a do të ketë edhe sot apo jo, pritet të shohim. /Portalb

Lexo: Çfarë propozon Vanhojte e çfarë VMRO DPMNE për mediumet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button