Kiracovski: Të shfuqizohet shitja e Shtëpisë së oficerëve në Manastir

­ Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Aleksandar Kiracovski ka njoftuar se deri te Qeveria ka parashtruar kërkesë që menjëherë të shfuqizohet vendimi i shpallur në Gazetën zyrtare për shitje të objektit të ARM­së në Manastir, i njohur si Shtëpia e oficerëve.

Kiracovski tha se ka kërkuar që Shtëpia e oficerëve t’i jepet për shfrytëzim Manastirit dhe banorëve të tij, si dhe të ndahen para nga Buxheti i RM-­së për rikonstruimin e shtëpisë. Financat për atë dedikim do të kërkohen edhe nga komuna e Manastirit.

“Shtëpia e oficerëve Manastir ka status të përmendores së kulturës nga viti 1977, ka vlerë historike, vlera arkitektonike, ka vlerë të madhe për bashkësinë lokale të Manastirit dhe për Republikën e Maqedonisë”, tha Kiracovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button