Njihni personat dhe vetitë e tyre, ja se si

Ka shumë lloje të ndryshme të personaliteteve, por ne po i përmendim disa më të rëndësishmet, që sa më lehtë të njihni personat që keni përballë si dhe vetitë e tyre.

– Personaliteti jostabil: – E karakterizojnë emocionet jostabile të theksuara dhe ndryshimet e shpeshta të disponimit. Në çdo humbje të vogël ose frustrim, personi mund t’ia plasë vajit. Nga kjo gjendje shumë lehtë mund të kalojë në gjendje mllefi e tërbimi. Emocioni tjetër, i cili lehtë mund të provokohet, është frika. Humbja më e vogël e sigurisë provokon frikë. Në situata të streseve këta persona nuk janë të aftë të reagojnë.

– Personaliteti eksploziv: – Nuk e ka kontrollin e duhur ndaj mllefit dhe tërbimit. Vetitë që e karakterizojnë këtë tip janë: Ekspolziviteti, rrëmbimi, tërbimi, hidhërimi, shkarkimi i shpejtë i emocioneve, gjaknxehtësia, sugjestibiliteti si dhe ndryshimi i shpejtë i disponimit.

– Personaliteti astenik: – Gjatë tërë jetës pasqyron humbjen (dobësimin) e energjisë, lodhjen dhe rraskapitjen. Ai ndihet gjithnjë i lodhur dhe tregon humbje të interesimit, entuziazmit dhe pasionit.

– Personaliteti shizoid: – Është i turpshëm, i trembshëm e frikacak. I shmanget aktivitetve sociale dhe kontakteve me persona tjerë. Nuk mund ta shpreh agresivitetin dhe tërbimin, prandaj fantazinë shpesh e shfrytëzon si mekanizëm sulmues dhe mbrojtës. Përmbajtjet i ka stereotipe etj.

– Personaliteti i kufizuar: – Karakterizohet me jostabilitetin e shumë funksioneve psiksike e posaçërisht mejostabilitetin e disponimit, të marrëdhënieve interpersonale, të sjelljeve, të mendimeve dhe të marrëdhënieve ndaj vetvetes (çrregullimi i identitetit). Çrregullimi i identitetit manifestohet me pasigurinë e elementeve të identitetit siç janë: vetëdija, identiteti seksual, caqet afatgjata të jetës, zgjedhja e profesionit, marrëdhëniet në shoqëri etj…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button