Atentati në Elbasan: Hasmëria midis fiseve, dyshohet tre të vdekur

Thuhet se janë tre personat e vdekur dhe katër të plagosurit në ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmje vonë në Elbasan, ku persona të veshur me uniforma policie kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një lokali.

Në stadiumin e Elbasanit janë ndezur prozhektorët me qëllim uljen e helikopterëve që do të bëjnë të mundur transportin e personave të plagosur në drejtim të Tiranës.

Ndërkohë që Policia e Elbasanit konfirmon dy persona të vdekur dhe katër të plagosur.

Burime pranë Opinion.al thonë se ngjarja ka lidhje me një sherr midis fiseve. Aktualisht i gjithë Elbasani është i rrethuar nga forca të shumta policie, ndërkohë në këtë qytet kanë shkuar ministrat Tahiri dhe Beqaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button