Maloku: Armët kimike nuk janë të rrezikshme

Ushtaraku i karrierës, i diplomuar në kiminë ushtarake, Naim Maloku, konsideron se Shqipëria ka humbur shumë në mospranimin e armëve kimike të Sirisë. Sipas tij, armët e Sirisë nuk do të paraqesin rrezik nëse do të çmontohen nga ekspertët e NATO’s.

Ai thotë se Shqipëria nuk do ta kishte asnjë konsekuencë nëse do të pranonte që armët kimike të Sirisë të çmontoheshin në territorin e saj.

Ai ka thënë se ka pas rastin që edhe vet t’i prodhojë këto armë, dhe se sipas tij çështja e çmontimit të armëve kimike në Shqipëri është bërë më shumë çështje politike sesa që ishte rrezik real për atë shtet dhe banorët e saj.

“Janë politizuar shumë këto armët kimike, normalisht Shqipëria nuk ka kapacitete as teknike, as humane as profesionale për të bërë çmontimin e tyre. Nuk është aq rrezik sa janë paraqitur”, ka thënë Maloku.

Lajme të ngjashme

Back to top button