Çështja e mediave, sot nuk do të mbajnë takim grupet punuese

Grupet punuese të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, sot nuk do të takohen për të diskutuar për çështjen e fundit, gjegjësisht për reformat në media, njofton Portalb.

Takimi i radhës do të mbahet nesër, kur pritet të diskohet për propozim-ligjin e dorëzuar nga LSDM në lidhje me reformat në media.

Përndryshe, sot deri te partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos LSDM e ka dorëzuar, propozim-ligjin për mediat.

Propozim-ligjin që e përgatit LSDM, duhet t’i përmbajë propozimet dhe vërejtjet të cilat lehtësuesi belg, Piter Vanhojte i prezantoi në mesin e dhjetorit.

Deri më tani, ende nuk ka lëvizje të qëndrimeve nga ana e dy partive, për reformat në mediume. /Portalb

Lexo: Çfarë propozon Vanhojte e çfarë VMRO DPMNE për mediumet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button