Kokëdhima flet në Greqi për çështjen çame, shkakton zemërim

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, pak ditë pasi deklaroi me krenari se është shqiptar, teksa sulmoi kreun e PBDNJ-së, mbërriti në Greqi për një vizitë.

Kokëdhima dha një intervistë për televizionin ‘Janina’, duke trajtuar disa çështje kryesore.

Kështu, Kokëdhima tha se marrëveshja për ndarjen e detit ishte kundër Shqipërisë, ndaj duhet rinegociuar sipas të drejtës ndërkombëtare.

Megjithatë ajo që ka shkaktuar reagime ishte pikërisht komenti i tij për çështjen çame.

“Unë do të shfaq këtu opinionin tim për këtë çështje dhe nuk do të flas në emër të qeverisë shqiptare për një çështje të tillë. Unë mendoj se çamët kanë të drejta, jo pretendime. Kanë të drejta, të cilat nuk duhen refuzuar, ose paragjykuar politikisht. Këto të drejta duhen gjykuar si ë drejta njerëzore dhe atyre duhet t’u jepet mundësia që këto të drejta t’i mbrojnë në mënyrë tekniko-ligjore, si të gjithë qytetarët e tjerë grekë ose jo-grekë, të cilët i kanë dhe duhet t’i kërkojnë këto të drejta në rrugë ligjore. Nga kjo pikëpamje, nuk duhet të ketë pengesa ligjore që ata të kërkojnë në rrugë ligjore të drejtat e tyre. Kjo shkon edhe në përputhje me të vërtetën historike, sepse Shqipëria nuk ka bërë kurrë luftë kundër Greqisë dhe populli shqiptar nuk ka bërë luftë kundër atij grek”.

Por komentet e tij kanë sjellë reagimin e studiuesit Arben Llalla.

“Deputeti i PS, Koço Kokëdhima deklaroi në TV JANINA se Çështja Çame qenka çështje e të drejtave të njeriut dhe jo çështje politike. Mendoj se Koço Kokëdhima o ka rrjedhur nga trutë ose ka qenë peng i sigurimit grek gjatë intervistës. Të deklarosh sot si deputet i Kuvendit të Shqipërisë se çështja çame qenka çështje e të drejtave dhe jo politike do të thotë që nuk ke lexuar asnjëherë për Çamërinë dhe genocidin grek kundër popullsisë shqiptar në Epirin e Jugut. E këshilloj deputetin në fjalë që nëse nuk i njeh gjërat, historinë dhe çështjen çame do të ishte më e ndershme të heshtet se sa të japi një deklaratë prej injoranti,” shkruan ai në FB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button