Zvicranët mund të marrin pagë vetëm se ekzistojnë

Politikanët në Zvicër, kanë vendosur për të votuar nëse apo jo banorët e shtetit të tyre do të marrin 2244.78 euro, pavarësisht se a punojnë ata apo jo.

Qeveria zvicrane do të votojë mbi këtë ide në qershor të këtij viti, pasi ajo erdhi nga një grup akademikësh të cilët besojnë se njerëzit do ta duan punën e tyre pavarësisht pagesës minimale, transmeton Klan Kosova.

Në këtë ide poashtu përfshihen edhe fëmijët të cilët do të marrin 567.80 euro për muaj, por që kjo do të kushtoj në një kosto të lartë për tu paguar në vit e që dicka e tillë nuk u pranua shumë nga njerëzit e të dyja palëve të qeverisë zvicërane, transmeton Klan Kosova.

Nëse kjo ide aprovohet atëherë Zvicra do të jetë vendi i parë në botë që do të ketë një sistem të tillë trajtimi të shtetasve të saj, e që nga hulumtimet e institutit ‘’Demoscope’’ thuhe se shumica e njerëzve do të vazhdojnë të punojnë edhe më tutje nëse votohet dicka e tillë, transmeton Klan Kosova.

Por është e mjerushme paksa sepse sipas rezultateve të tjera shtetasit zvicran nuk mendojnë se ky plan do të funksionojnë dhe se do të aprovohet./klankosova.tv

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button