Koreja Veriore planifikon lëshimin e satelitit, SHBA e dënon

Koreja e Veriut ka bërë publike planet për të lëshuar një satelit këtë muaj.

Uashingtoni ka thënë se ky veprim do të paraqiste “shkelje skandaloze” të ndalesës së Kombeve të Bashkuara për lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut.

Uashingtoni po ashtu ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Phenjanit.

Koreja e Veriut ka kryer provën e katërt bërthamore më 6 janar, duke shkaktuar zemërim te komuniteti ndërkombëtar.

Kritikët kanë thënë se lëshimi i satelitit nga Phenjani është mbulesë për testimin e teknologjisë së raketave balistike.

Organizata Ndërkombëtare Detare ka thënë se është njoftuar me planet e Phenjanit për lëshimin e satelitit midis datës 8 dhe 25 shkurt.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë Lindore, Daniel Russel, ka thënë se planet e Phenjanit janë argument për “sanksione edhe më të fuqishme” kundër Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button