Dimitriev i dëgjoi sugjerimet e shoqatave të gazetarëve dhe mediumeve

­ Ligji ekzistues për mediume i cili është punuar me ndihmën e Bashkimit Evropian është i mirë, ndërkaq nëse vendoset të ketë ligj të ri, atëherë propozojmë miratimin e cilit do ligj nga vendet anëtare të BE­së, është qëndrimi i Qeverisë që sot pasdite e paraqiti kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev, raporton MIA.

Pas takimeve me tre shoqatat e gazetarëve, mediumeve dhe asociacioneve, Dimitriev theksoi se ajo është zgjidhje e cila i përmbushë nevojat e Republikës së Maqedonisë. “Si Qeveri jemi të qëndrimit se ligji ekzistues për mediume i cili është punuar me ndihmën e Bashkimit Evropian është i mirë, ndërkaq nëse vendoset se uhet tëmketë ligj të ri, atëherë propozojmë miratimin e cilit do ligj nga vendet të cilat janë anëtare të BE­-së, deklaroi Emill Dimitriev.

Ai shtoi se si Qeveri i mbështesin edhe nismat për kodin zgjedhor të cilit do t’i përmbahen të gjitha palët gjatë zgjedhjeve.

“Biseduam edhe për nismat e tyre për miratimin e kodeve të ndryshme për angazhim gazetaresk dhe medial gjatë zgjedhjeve. Si Qeveri i mbështesim këto nisma dhe konsiderojmë se është mirë të ketë kod i cili do t’i definojë mënyrën e punës së mediumeve”, tha Dimitriev, duke shtuar se të gjitha tre takimet kaluan në atmosferë jashtëzakonisht konstruktive dhe pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button