Ahmeti kërkon angazhim më të madh të OSBE-së, për emrin
Kryetari I BDi-së, Ali Ahmeti, nëpërmjet një letre drejtuar kreut të Asamblesë Parlamentare, Ranko Krivokapiç, çmon lartë kontributin e OSBE-së, për stabilitetin dhe paqen në Maqedoni. Duke çmuar këtë kontribut, Ahmeti, nëpërmjet kësaj letre Kërkon nga OSBE-ja, të jap kontribut më të madh për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Kjo organizatë sipas Ahmetit, duhet të mundësojë, zhvillimin e dialogut në nivel më të lartë në mes dy shteteve, për çështjen e emrit.
“Nëpërmjet kësaj letre, unë shprehë shqetësimin tim se të gjitha të arriturat e përbashkëta, mund të rrezikohen, nga konteksti i pazgjidhur i emrit me fqinjin tonë jugorë, Greqinë. Ky kontekst është duke e mbajtur vendin tonë larg investimeve dhe integrimit në NATO dhe BE”, thuhet në letrën e Ali Ahmetit, drejtuar kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ranko Krivokapiç.
Më tej në letër thuhet se, “Republika e Maqedonisë dhe Greqisë duhet të ndjekin rrugën e kompromisit që Kosova dhe Serbia e kanë arritur kohëve të fundit. Kjo do të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet fqinjësore, por edhe të sjellë paqe të qëndrueshme , siguri dhe stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkani perëndimorë” .