Turqia përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneralin Salih Çolak, i cili në krye të një delegacioni të lartë po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë u prit me ceremoni ushtarake nga Njësia Ceremoniale dhe Trupa muzikore e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, e njoftoi komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë dhe delegacionin që ai drejton me zhvillimet aktuale dhe sfidat që e presin FSK-në, duke nënvizuar transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).  Gjithashtu, gjeneral Rama, e njoftoi gjeneralin Çolak edhe lidhur me  bashkëpunim e mirë  të FSK-së me NATO-n, KFOR-in dhe partnerët tjerë strategjikë.

Delegacioni i Ushtrisë së Turqisë u prit edhe nga ministri i FSK-së, Haki Demolli.

Demolli  e falënderoi komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij ka dhënë dhe po jep për FSK-në. Ministri po ashtu e njoftoi gjeneralin Çolak me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me zhvillimet e fundit rreth  transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Nga ana e tij, ushtaraku turk premtoi  thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në  mes  Ushtrisë së Turqisë dhe FSK-së, si dhe angazhimin e vendit të tij në përkrahjen e Kosovës dhe të FSK-së, drejt anëtarësimit në organizmat ndërkombëtarë dhe në NATO, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button