Prindërit dhe fëmijët marshuan për familje shumëanëtarëshe

Nën moton “Më shumë, më të lumtur. Zmadhoje familjen tënde”, në Shkup sot marshuan prindërit me fëmijët e tyre.

Si nismë për këtë marsh është dita ndërkombëtare e fëmiut, 20 nëntori.

 Marshi filloj prej Qeverisë së Maqedonisë dhe vazhdoi përtej portës triumfale “Makedonija” deri tek shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë.

Siç deklaroi Svetllana Jovanova nga “Koalicioni për jetë”, me këtë marsh duan të japin përkrahjen për  familjet të cilët kanë nga një fëmijë, dy apo me shumë.

“Këtë vit, temë e marshit është “Të drejtë për jetë për fëmijët e palindur”. Gratë të cilat nuk dinë se çka të bëjnë me fëmijën e tyre të palindur, nëse ta vazhdojnë shtatzëninë apo ta ndërpresin, i nxisim që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të japin jetë fëmijës së tyre”, deklaroi Jovanova.

Organizator i marshit është shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button