“Coca-Cola” së shpejti ndryshon ngjyrën

E kuqja tradicionale e “Coca-Cola”-s, së shpejti do të shndërrohet në të gjelbër. Një pije e re e prodhuar duke përdorur esencën e një bime të Amerikës Latine, që thuhet se është krejtësisht natyrale dhe pa kalori, po hidhet në tregun Argjentinas.

Pija quhet “Coca-Cola” Life. Sips kompanisë kjo është një pije tërësisht e re dhe “natyrale”, që kombinon pijen freskuese me bimën stevia. Falë kësaj bime, me gjethe të ëmbël që rritet në Amerikën Latine, produkti ka gjysmën e kalorive në krahasim me pijen tradicionale.

Kompania gjigande e “Coca-Cola”-s, shpreson që ky produk i ri të jetë i preferuar për konsumatorët që i kushtojnë vëmendje ushqimit të shëndetshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button