LSDM: Gruevski dhe Jankullovska të zbulojnë shkaqet e incidenteve

LSDM-ja, kërkon nga kryeministri Gruevski dhe Gordana Jankullovska, që të harmonizojnë pozicionet e tyre dhe t’i kumtojnë opinionit për incidentet, ku kanë pësuar fëmijët nëpër autobusë.

“Nëse fëmijët janë të keqpërdorur për qëllime politike dhe për qëllimet e kujt? Deklaratat e ndryshme të Gruevskit dhe Jankullovskës, dje i kanë shqetësuar dhe qytetarët, sepse qeveria nuk din çfarë bënë. Jankullovska tha se njeriu që mendon me mendje të shëndoshë, nuk mund të mendojë për një konstruksion të tillë monstruoz për të keqpërdorur fëmijët për të krijuar krizë. Por, të njëjtën ditë, Gruevski, tha se ngjarje të tilla përsëriten sa herë kur afrohet koha për ndonjë datë të rëndësishme, siç është takimi evropian”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.  

LSDM-ja, pyet, nëse sipas Jankullovskës,  kryeministri Gruevski bënë “konstruksion monstruoz”, kur thotë se incidenti në autobusin 65, ku u lënduan 8 fëmijë, nuk është i rastësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button