LSDM: VMRO-DPMNE errësirën mediatike e paguan me para të popullit

“Tanimë është ende më e qartë se përse, 50 ditë të plota, “Kurir”, “Republika” dhe “Radio Maqedonia e Lirë”, heshtin në lidhje me atë se prej nga i kanë ato miliona euro në llogaritë e tyre, por gjithashtu heshtin edhe institucionet. Errësirën mediatike në Maqedoni, propagandën, shpifjet mediatike, paguhen me paratë e popullit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.

Sipas tyre, vetëm në llogaritë e “Tv Sitel”, “Kanal 5” dhe “Tv Alfa”, në tre vitet e fundit kanë përfunduar 13 milionë euro, para të qytetarëve.

“Për atë Gruevski dhe VMRO-DPMNE, nuk largohet nga ekranet e “Sitelit”, “Kanal 5” dhe “Alfas”. Tani është e qartë se prej ku i ka “Kuriri” ato 1.3 milionë euro të ardhura, “Republika” 1.1 milionë euro, dhe “Radio Maqedonia e Lirë” 617 mijë euro. Përderisa qytetarët e Maqedonisë me mish e me shpirt e kalojnë ditën me 40 denarë në ditë, këto mediume me para të popullit shpërndajnë të pavërteta dhe i helmojnë qytetarët, që t’i mbrojnë krimet e Gruevskit dhe të Mijallkovit”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se Qeveria e re e Maqedonisë, që sipas tyre do ta udhëheqë LSDM, do të mundësojë informim të paanshëm dhe objektiv , sepse sipas tyre, qytetarët të cilët janë të informuar në mënyrë të vërtetë, mund të sjellin vendime për ardhmërinë e shtetit të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button