Berati klasifikohet në mesin e 30 qyteteve më të bukura të Europës

Agjencitë japoneze të turizmit kanë listuar 30 qytetet më të bukura në Europë dhe vendi i dytë i takon vendit të Shqipërisë, Beratit.

Tendencat e turistëve japonezë ka zgjedhur t’i publikojë prestigjiozja britanike Telegraph.

Ajo shkruan se mes 30 qyteteve dhe fshatrave të listuar gjendet vetëm një destinacion britanik dje ky është Conwy, në Wales, transmeton Klan Kosova.

Në vendin e parë në këtë listë nuk gjendet ndonjë vend anglez ose skocez, por qyteti Kilkenny, në Irlandë, ndërsa vendi i dytë i takon Beratit, Shqipërisë.

Lagjja Mangalem, ndodhet në qytetin e Beratit, në Shqipëri dhe shtrihet në brigjet e lumit Osum.

Kjo lagje është një pasuri që mbrohet nga UNESCO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button