Jay Z në kundërsulm, e padit Ritën

Kompania “Roc Nation” e Jay Z ka paditur këngëtaren e njohur shqiptare, Rita Ora.

Sipas TMZ, kompania e ka akuzuar Rita Orën për mos përmbushje të obligimeve.

Sipas akuzës, 25-vjeçarja e kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2008 dhe ishin investuar miliona në karrierën e saj.

Jay Z akuzon Ritën se ajo është dashur të lansonte pesë albume, por, sipas labelit, ajo ka lansuar vetëm një.

Këngëtarja kishte paditur këtë kompani në muajin dhjetor duke thënë se është “neglizhuar” nga kompania dhe se kishte realizuar këngët për albumin e dytë, por ‘labeli’ nuk i kishte ndihmuar t’i lansonte.

Në akuzë, “Roc Nation” thotë se ka shpenzuar gati 2.3 milionë dollarë në reklamim të albumit të saj të dytë dhe tani po kërkon që t’i kthehen paratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button