Krahasim i asaj që nuk mund të krahasohet

[Recension: Katica me kërcënim për mediet – Zvërlevski pa asnjë kërcënim ose padi]

Prokurorja speciale publike paralajmëroi në një konferencë për shtyp se do të ngrejë padi penale kundër të gjitha medieve që u kërcënohen të punësuarve të saj ose që i ofendojnë ata (që mund të lexohet edhe këtu). Në deklaratën e saj është përmendur një portal dhe thuhet se ka edhe “të tjera”. Për reagime nuk kishte nevojë të pritet shumë, me ç’rast siç jemi mësuar, ato me tituj dhe përmbajtje pothuajse krejtësisht identike u paraqitën në shumë vend. E recensojmë këtë kronikë, e cila së paku është e nënshkruar, gjegjësisht prapa së cilës qëndron autor me emër dhe mbiemër.

Indikative është se ky – përsëri do ta përmendim – reagim në korr dhe identik ndaj konferencës për shtyp të prokurores speciale publike Janeva, bazohet në një bazë të vetme: Zvërlevski, prokurori “i zakonshëm” publik ka qenë tolerant, edhe pse është ofenduar shumë herë nga gazeta dhe medie të caktuara . A mund të bëhet një krahasim i tillë?

http___sitel.com.mk_katica-so-zakaLinku deri te artikulli origjinal: Katica me kërcënim për mediet – Zvërlevski pa asnjë kërcënim ose padi

Data dhe koha e publikimit: 31. 01. 2016 – 17:22

Data e recensionit: 31.01.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

SULM I ORKESTRUAR

Zvërlevski vazhdimisht është cak i sulmeve dhe i ofendimeve të ndryshme nga opozita, mirëpo prokurori shtetëror publik, për dallim nga Katica Janeva, edhe pse ka pasur bazë reale, megjithatë asnjëherë nuk është kërcënuar me padi, thonë mediet. Sipas tyre, përpjekja për diskreditimin e Zvërlevskit nga ana e medieve opozitare shkoi deri atje sa trilluan se një ish-udhëheqëse televizive është bërë bashkëpunëtore e tij. Përveç këtyre gënjeshtrave dhe trillimeve nuk munguan as fotomontazhet e ndryshme. Megjithatë, Zvërlevski edhe për këtë rast nuk doli me asnjë kërcënim për mediet.

Nëse e marrim vetëm këtë citim nga teksti, që pari vërejmë një distancim – pohimet për Zvërlevskin “gjakftohtë” i kanë konstatuar “mediet”. Kjo nuk është një gjë e parëndësishme, për shkak se e relativizon autorësinë e përmbajtjes. Artikulli u referohet kronikave të tjera, për të cilat duhet të vendosë linke, e nuk ka as screenshot-e, që të jetë më bindës, për shkak se nuk fitojmë qasje të plotë në “materialin dëshmues”. Në tekstet e këtilla “akuzuese”, informatat duhet të jenë të plota, e jo “të përtypura”. Kjo arrihet duke vënë link, përveç nëse tekstet nuk janë marrë nga arkivet.

Kjo është posaçërisht me rëndësi për shkak se në kronikë kemi citime nga artikuj që janë vlerësuar si ofenduese ndaj prokurorit publik Zvërlevski, ndaj të cilave, ai, gjoja, është dashur të reagojë me padi. Mirëpo, nga citimi i mësipërm shohim se të gjithë rijnë anash dhe askush nuk paraqitet si “përzgjedhës” i tyre, gjegjësisht si autor i përzgjedhjes! Mund vetëm të supozohet se, me gjasë, bëhet fjalë për kujdes nga padia e mundshme nga gazetarët e cituar, për shkak se kemi shembull të nxitjes. Në fakt, edhe Zvërlevski i ka të njohur këto artikuj, ai nuk ka reaguar (disa janë me datë më të vjetër), mirëpo tani duhet të pendohet dhe me gjasë të bëjë një “retro-spektakël”?!

Pastaj, po ai Zvrlevski është funksionar publik me arsim dhe përvojë të mjaftueshme dhe me njohuri të mjaftueshme për punën e tij, dhe ka mundur në mënyrë objektive dhe të paanshme të vlerësojë se nuk ka nevojë dikush “t’i shesë mend”, veçanërisht kur, në fund të fundit, pa marrë parasysh se e bëhet fjalë për sulm të pretenduar mbi punën e tij apo punën e institucionit të cilin ai e përfaqëson, gjithmonë duhet të ketë motiv individual për padi nga ana e tij.

Barazimi i prokurorit publik me prokuroren speciale thjesht është i pamundur, për shkak se, PP-ja pas vetes ka me qindra e qindra akte dhe sjellje që janë kritikuar në publik dhe janë përfshirë edhe në vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë, përderisa Janeva akoman nuk e ka miratuar as aktin e parë! Dhe të mos e harrojmë thelbin: PSP-ja është formuar për shkak të mosfunksionimit të PP-së!

Përsëri kemi shembull të orkestrimit të turpshëm gazetaresk, pa marrë parasysh faktin se në një vend kemi madje edhe nënshkrim gazetaresk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button