Edhe prokuror edhe gjykatës

[VIDEO: Patologjia e mashtrimit të liderit opozitar]

Artikull komentues që ka për qëllim ta diskreditojë partinë më të madhe opozitare dhe lideirn e saj. Në të nuk ofrohen të dhëna të reja, e as nuk përcillet qëndrimi i partisë për kritikat që janë bërë në adresë të saj.

ВИДЕО Патологија на лажење на опозицискиот лидер Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Patologjia e mashtrimit të liderit opozitar

Data dhe koha e publikimit: 26.01.2016, 12:57

Data e recensionit: 29.01.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

TON OFENDUES

“Se LSDM-ja është parti e cila shërbehet me gënjeshtra dhe manipulime të llojit të më ulët nuk është asgjë e re për qytetarët e Maqedonisë. Ata këtë e dëshmojnë në çdo proces zgjedhor  duke i treguar opozitës se me gënjeshtra nuk vihet në pushtet.”

Artikulli gazetaresk fillon me koment, i cili nuk është i mbështetur me fakte, e as që jepen informata të reja. Në kuadër të tekstit është publikuar një video-inçizim me deklaratë të liderit të opozitës, për skandalin me pasaportat e falsifikuara, mirëpo njëkohësisht janë dhënë edhe fotografi të personave që janë të dyshuar në këtë aferë. Teksti, në kombinim me video-inçizimin e këtillë, ka për qëllim ta inkriminojë liderin politik, duke aluduar se ai dhe partia e tij qëndrojnë pas kësaj afere. Nga ana tjetër, vetë titulli, është ofendues dhe i jep një ton të tillë gjithë materialit.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në disa paraqitje televizive nuk mohoi se ka pasur kontakte me të dyshuarit. Në një intervistë televizive, në mes tjerash, ai tha se dhe ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së “Nikolla Gruevski është person i dyshuar, kriminel, mirëpo u ula në një tavolinë me të”.

Afrea me pasaportat e falsifikuara, akoma nuk ka ardhur deri te instancat gjyqësore, gjegjësisht akoma nuk janë përcaktuar të gjithë të dyshuarit. Teksti është nxitës dhe në momente duket sikur është ndonjë deklaratë e prokurorisë, e cila përpiqet ta bindë “porotën”, në këtë rast lexuesit, se Zaevi dhe LSDM-ja janë fajtorë. Mënyra e këtillë e informimit është në kundërshtim me standardet gazetareske dhe njëkohësisht paraqet mosrespektim të parimit të supozimit të pafajësisë, gjegjësisht se personi konsiderohet i pafajshëm deri sa gjykata ta dëshmojë të kundërtën.

Tekstet që nuk bazohen në fakte dhe që komentojnë, në vend që të informojnë, kanë për qëllim ta hutojnë lexuesin dhe t’ia imponojnë qëndrimin e tyre, i cili në rastin konkret përputhet me qëndrimin e pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button