Prishtinë, veteranët e UÇK-së në protestë para Qeverisë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan sot në Prishtinë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me obligimet e Qeverisë që kanë ndaj tyre.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, kërkoi që qeveria të formojë një komision për të caktuar masën e invaliditetit të disa prej veteranëve, të shqyrtojë ankesat dhe të bëjë sa më shpejt publikimin e tyre.

Qeriqi kërkoi po ashtu që të hiqen nga lista të gjithë ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së. Kanë mbetur edhe 4 mijë veteranë që nuk i është bërë pagesa.

Protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së përfundoi e qetë, por ata kërcënuan se nëse kërkesat nuk përmbushen, në protestën e ardhshme nuk përjashtohet edhe përdorimi i dhunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button