5 mënyra për të pakësuar rrudhat dhe ruajtur lëkurën

Këtu është një listë e mënyrave që mund t’iu ndihmojnë në uljen e shenjave të mplakjes.

Hani ushqime të mbushur me antioksidantë
Antioksidantët largojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira ndaj të cilave jemi të gjithë të ekspozuar ditë për ditë. Për të maksimizuar konsumin e antioksidantëve, konsumoni ushqime me shumë ngjyra. Në qoftë se ushqimi juaj nuk ka fruta të freskëta dhe perime, lëkurës suaj do t’i mungojnë antioksidantë të rëndësishëm dhe fitonutrientë.
Qëllimi është të përfshini dy vakte frutash dhe pesë vakte perimesh në dietën tuaj çdo ditë, sidomos ushqime me shumë antioksidantë, si: pjepër i kuq dhe i verdhë, patate të ëmbla, domate, manaferra, brokoli dhe perime me gjethe jeshile. Çaji jeshil është plot me antioksidantë, si edhe xhenxhefili, bari i limonit apo ccaj kanelle, të cilët janë shumë të shijshëm nëse shijohen me akull.

Merrni më shumë vitaminë C.
Përvecc funksioneve të tjerë, vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon për të mbrojtur trupin kundër dëmtimit nga radikalet e lira. Gjithashtu ajo luan rol të madh në ndërtimin e indeve, prodhimin e kolagjenit dhe mirëmbajtjen e shëndetit të kapilarëve.
Sigurohuni që të përfshini qitro dhe burime të tjera të vitaminës C në dietën tuaj, si: kivi, limon dhe pjepër. Kërkimet tregojnë se gratë që konsumojnë rregullisht vitaminë C rrudhen më pak dhe kanë më pak tharje të lëkurës si rezultat i moshës.

Kërkoni yndyrna “të zgjuara”
Nëse jeni gati të përmirësoni pamjen e lëkurës suaj, zgjidhni yndyrna “të zgjuara”. Këto yndyrna gjenden në një numër ushqimesh të freskëta që përmbajnë omega-3, të tilla, si: salmoni, sardelet dhe skumbri. Proteina që përmban peshku, gjithashtu i bën mirë lëkurës suaj.
Në vizitën tuaj të ardhshme në supermarket kërkoni vaj farash liri, arra dhe fara, vaj ulliri dhe shumë avokado. Këto lloje të yndyrave që përmbajnë këta ushqime janë të pasura me acid linoleik, i cili mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes dhe në butësinë e lëkurës. Studimet tregojnë se konsumimi në nivele të larta i acidit linoleik mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të thatësisë së lëkurës, të lidhura me moshën. Njëkojësisht duhet të shmangni ushqimet e skuqura shumë dhe të përpunuara, të cilat mund të përmbajnë yndyrna të dëmshme. Kur është e mundur, minimizoni konsumimin e yndyrnave të ngopura, të cilat gjenden në mish dhe në produkte të tjera të kafshëve.

Rrisni dozat e zinkut
Zinku i bën mirë shëndetit të lëkurës në mënyra të ndryshme, duke ndihmuar me formimin e kolagjenit të ri. Farat e kungullit dhe gocat e detit janë të pasura me burime të zinkut.

Flini mirë, qëndroni të hidratuar dhe kujdes mënyrën se si ekspozoheni ndaj diellit. Dielli në mëngjes herët është shpesh më i mirë për ju dhe hidratimi është thelbësor, për të mbajtur lëkurën tuaj në formë. Pini gjashtë deri në tetë gota ujë çdo ditë, sidomos gjatë verës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button