Thaçi: Ali Ahmeti ka dreqin dhe shejtanin aleat (Video)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në punimet e kuvendit të degës së Rinisë Demokratike Shqiptare në Çair, ka deklaruar se kreu i BDI-së Ali Ahmeti për aleat i ka dreqin dhe shejtanin prandaj nuk munden shqiptarët të arrijnë atje ku duhet.

“Unë kam dallim prej të tjerëve në politik, kur flas fjalët më dalin tamam. Por këtë herë gjithë ai investim i partisë tonë dhe gjithë neve bashkërisht, për Shkupin dhe Kumanovën ku shumë njerëz ishin zhgënjyer se këtu nuk ka forcë dhe potencial të shqiptarëve. Dhe këtu shfrytëzoj rastin që ta them sonte, se ta kisha thënë në zgjedhje do të bënte eufori. Ne aq fortë kemi kaluar këtë herë në Shkup dhe Kumanovë, ma fortë se në Tetovë dhe Gostivar, dihen votat janë shumë ashiqare. Është një shkrimtar shumë i madh i cili i sqaron shumë bukur se cilët janë mundrimet e një luftëtari të vërtetë të dritës “Coelho”: luftëtari i dritës shpesh herë ballafaqohet me sulme të ndryshme pas shpine, shpesh herë e mundin, mendojnë se e kanë shkatërruar, atij gjithmonë kur është në gjendje të rëndë shejtani i vjen në krahun e majtë, jo në të djathtë dhe i thotë – ti je vetëm njeri dhe më lejo që të ndihmoj pak dhe do të arrish në cak dhe do të fitosh, pas disa sekondave në anën e djathë i vjen melaqja dhe i thotë të njëjtat fjalë – ti je njeri me lejo që të ndihmojmë pak dhe do të fitosh, ky habitet si mundë që edhe shejtani edhe meleku të flet njësoj, por shumë shpejt i kujtohet se në rrugën e vërtetë, përveç idesë, është jashtëzakonisht e rëndësishme se kë e ke aleatë. Nëse dreqin dhe shejtanin e ke aleat ti nuk mund të mërish atje ku duhet. Këta i ka aleatë Ali Ahmeti – dreqin dhe shejtanin. Kjo tregon se rruga e tyre është rrugë tërësisht e gabuar. Pse ne s’mund të fitojmë lehtë, për shkak se të gjithë edhe VMRO-ja edhe LSDM-ja edhe institucionet e shtetit mundohen natë e ditë që mos të vijë deri të fitorja jonë, ato e kanë të qartë se fitorja e PDSH-së e zgjidh problemin e shqiptarëve të Maqedonisë”.

“Unë besoj shumë në këtë punë të përbashkët që ne bëjmë, besoj shumë së gjithë ju do të angazhoheni, unë kam një bindje të plotë se ne shumë shpejt do të dalim atje ku duhet. Nuk ka nevojë që të na bind askush se shqiptarëve të Maqedonisë me cikrima mundë tu zgjidhen të drejtat, ne jemi komb dhe kërkesat tona janë kombëtare. Nuk mund të na bindë askush se të gjitha paret e buxhetit që vijnë prej xhepave tonë, mundë të na jep lëmoshë dikush tjetër, ne e kërkojmë hisen tonë. Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe këmbëngulës, ata duhet të munden, sturkutra e cila do ti mund është PDSH-ja edhe në emër të zotit edhe në emër të idesë”, përfundoi Thaçi

Partia Demokratike Shqiptare të Premten në Studeniçan, Çair, Shuto Orizare dhe Saraj mbajti kuvendet e degëve në kuadër të Rinisë Demokratike Shqiptare. Në punimet e kuvendit u zgjodhën kryetarët e rijnë të degëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button