Efektet pozitive e të bërit dashuri

Në të shkuarën vetëm ishte menduar, por sot shkenca e konfirmon dhe e tregon me studime mbi marrëdhëniet e jetës intime dhe jete gjatësisë. Ne një studim i drejtuar ne Belstaf, ne një kampion prej 1 milion meshkuj rezultoi se sa me te shumta te jene orgazmat ne një mashkull te rritur aq me shume shtohet jeta e tij. Me pak fjale, një jete seksuale aktive dhe e kënaqshme do te ndihmonte për te jetuar me mire dhe me gjate! Por arsyet e mira për te bere dashuri nuk mbarojnë, dëshironi te dini cilat janë?

Te mirat mbi humorin

Një jete intime intensive dhe e kënaqshme ka një aksion antidrepresiv. Këtë e ka treguar një studim i drejtuar nga rreth 300 pjesëmarrës, ku psikologu Gordon Gallup ka treguar se femrat aktive seksualisht janë me pak te rrezikuara ndaj depresionit, ne krahasim me ato femra qe janë me pasive.

Parandalon stresin

Te besh dashuri është mënyra me e mire për larguar stresin, ndihmon ne rrahjet e zemrës, presionin arterial, tensionin muskulor dhe çekuilibrimet hormonale, duke bere dashuri këto probleme shfaqen me pak. Te bëni dashuri çdo here qe jeni te stresuar do te ndiheni me te relaksuar.

Ul ndjenjën e dhembjes

Kur bëni dashuri aktivizohet prodhimi i endorfines, substanca qe nga njëra ane ulin ndjenjën e dhembjes dhe nga ana tjetër dhurojnë ndjenja euforie. Kështu një marrëdhënie seksuale mund tju bej te kaloni dhembjen e kokës apo dhembje te tjera sepse lëshimi i endorfines dhe oksitocines, hormoni qe shtohet gjate fazave te kënaqësisë.

Ndihmon për te gjetur formën

Te besh dashuri për gjysme ore ju lejon te digjni 230 kalori. Efekti mbi dobësimin nuk limitohet ndaj kalorive te djegura, por kënaqësia qe keni largon tundimin për te ngrënë ëmbëlsira dhe ky është një avantazh për linjat.

Parandalon plakjen

Seksi tonifikon muskujt pelvik (muskujt e legenit)te cilët mbajnë organet abdominale. Ndërsa ne meshkuj, favorizon mundësinë për te mbajtur ereksionin edhe gjate viteve ne vazhdim, si pasoj meshkujt janë me pak te rrezikuar nga kanceri i prostatës.

Ju bën me joshës

Sa me shume te bëni seks me dëshirë, kënaqësi dhe pasion aq me shume lëkura liron ferromone, substanca qe luajnë një rol kyç ne kiminë e te dashuruarit dhe te tërheqjes fizike. Kush bën dashuri rregullisht ka me shume vetëvlerësim dhe me shume sukses ne jetën sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button